“Rekurs në GJL për heqje të masës së sigurisë”, sot merret në pyetje Jamarbër Malltezi

AKTUALITET


Jamarbër Malltezi ka depozitur një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.

Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë “arrest në shtëpi” dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.Këtë të Enjte në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrit të ish-kryeminstrit.



Skip to toolbar