Reshje bore dhe temperatura -17°C, ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes në këto akse

AKTUALITET


Veriu, verilindja dhe një pjesë e juglindjes së vendit janë “pushtuar” nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë shumë kujdes. Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.





Skip to toolbar