Rezoluta e PD/ “Bashkimi i opozitës është prioritet”. Por kërkon qeveri teknike për zgjedhje të ndershme

AKTUALITET


Një PD e bashkuar rreth një lideri që ndodhet në izolim. Ky është synimi i demokratëve shqiptarë, të cilët do të njoftojnë zyrtarisht një rezolutë të re në Këshillin Kombëtar, pasi vula dhe logo e kësaj partie i kaluan Sali Berishës.

Pas largimit të Enkelejd Alibeaj dhe disa opozitarëve të tjerë nga ky grupim, partia kërkon një zgjidhje emergjente, një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Në një dokument me tre faqe, PD citon se do të përpiqet për të krijuar një qeveri teknike, megjithatë burime për ABC News thonë se ende mes demokratëve po diskutohet për emra konkretë që do të propozohen.

Sipas shkresës, synohet rotacioni politik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe pse këtë të martë, kandadati nga listat e Kolacionit Bashkë fitojmë të Berishës, Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Apelit nën akuzën e shitblerjes sé votave.

Ndër të tjera, citohet dhe garantimi i votës së diasporës, e cila ka mbetur peng për shkak të reformës zgjedhore: në njé moskarodërsi me maxhorancës e opozitës e cila vijon zvarritjen prej dy vitesh.

Sipas rezolutës së Partisë Demokratike vendi duhet të bëjë përpara me plotësimin e kushteve për integrimin në Bashkimin Europian, por kjo forcë politike bojkoton përfshirjen në komisionin e posaçëm anti korrupsion, i cili mbështetet nga ndërkombëtarët. Ky skenar është i njëjtë me atë të punimeve për reformën zgjedhore ne 2014; kur opozita pas bojkotit dhe thirrjes së institucioneve të BE krijoi gjithëpërfshirje politike./abcnews.al



Skip to toolbar