Rikthehet aksioni i xhamave të zinj, ndëshkohen 17 vetë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka ndëshkuar 87 drejtues pasi kanë lëvizur me automjete me xhama të errësuar. Sipas policisë rrugore, 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë të makinës duke ulur edhe shikueshmërinë e drejtuesit të mjeteve, duke rritur kështu mundësinë e përfshirjes në aksidente.

Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe rregulloren në zbatim të tij.

“Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 5 ditëve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë parapritës, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundësisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës”, thotë policia në një njoftim për mediat.



Skip to toolbar