Rikthehet përçarja, Ergys Mërtiri: Rithemelimi në paradoks, Berisha s’e mund dot Ramën, mbështetet te konflikti me të

Më të fundit


Analisti Ergys Mërtiri në emisionin “Real Story” në ABC News foli për tensionet e krijuara në Kuvend nga opozita, duke komentuar edhe protestën e mbajtur jashtë Parlamentit.

Analisti Mërtiri tha se gjithë kauza e ish-kryeministrit Sali Berisha mbështetet tek konflikti me kryeministrin Rama.


Gjatë kësaj interviste gjithashtu ai theksoi se brenda grupit të Bardhit ka një konflikt.

“Berishës i duhet të luftojë me Ramën përndryshe askush nuk do ta ndjekë. E pamë dhe sot që ishin shumë pak. Tek Rithemelimi ka një paradoks, nga njëra anë u duhet Rama që t’i njohë, nga ana tjetër grupit të Berishës i duhet të luftojë me atë që e njeh si palë. Gjithë kauza e tij mbështetet tek konflikti me Ramën.

Kjo ishte zgjidhje e detyruar e Berishës. Berisha nuk mund ta mundë Ramën, i duhet të shtiret sikur ka konflikt me Ramën, ndërsa konfliktin e ka me të vetët. Halli i Bardhit është të jetë në lojë, grupi i Bardhit është edhe shumë i paqartë. Brenda grupit të Bardhit ka një konflikt, ai nuk del dot hapur tek grupi i Berishës…Po ashtu grupi i Bardhit nuk është non grata dhe u intereson te kenë marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët”, tha ai.




Skip to toolbar