Rikthimi i Bashës, Alibeaj në Report Tv: Nuk është mëkat të rikandidojë! 

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj foli në Report Tv pas dorëheqjes nga kreu i grupit parlamentar dhe kreu i komanduar për fatin e Partisë Demokratike, për të cilën thotë se tashmë duhet të futet në një proces riorganizimi. E vetmja rrugë që duhet të ndjekë PD-ja, sipas Alibeajt është mbajtja e marrëdhënieve të forta me perëndimin dhe duke u distancuar nga non gratat. 

“Opozita ka nevojë që të qartësojë atë që është filozofia politike. Disa gjëra reference të vegjël se ca do thotë kjo filozofi. Do duhet mbajtja e raporteve të forta me perëndimin.


E dyta është të formësohet si një forcë e qendrës së djathtë, me dije, vlera, që nuk duhet të jenë thjesht të shkruara, por të marrin jetë në veprimtarinë e përditshme dhe aksionin e PD-së.  Akti i dorëheqjes së Bashës, kishte si justifikim që edhe Berisha të ikte”, tha Alibeaj në Report Tv.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, me gazetarin Sokol Balla, Alibeaj komentoi edhe kthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, veprim që ka nxitur mjaft debat, e duket që do sjellë edhe një rrjedhë tjetër në luftën brenda Partisë Demokratike. Dorëheqjen e Bashës e interpreton si mesazh që edhe Berisha duhej të largohej nga partia, ndërsa për Jorida Tabaku thotë se ka arsyet e veta pse nuk merr drejtimin e PD-së.

“Akti i dorëheqjes që bëri… Ka qenë një dorëheqje që kishte si justifikim edhe kontributin tjetër, që edhe Berisha të ikte”, tha Alibeaj në Report Tv.

Rikandimin e Bashës për kreun e demokratëve nuk e sheh si një mëkat, por i sugjeron një rrëfim të sinqertë përballë të gjithë demokratëve për luftën 2-vjeçare në PD.

“Nëse do isha unë do bëja këtë gjë. Dal dhe bëjë këtë rrëfim, monolog, si një detyrim ndaj gjithë këtij 2-vjeçari, por edhe më tepër se kaq, pasi PD duhet të dinë se çfarë ka ndodhur. Një rrëfim është i nevojshëm për të treguar gjithçka. Është edhe më e ndershme për demokratët. Nuk e dimë ende nëse do kandidojë, por nuk ka asnjë mëkat edhe nëse ndodh”, u shpreh Alibeaj.




Skip to toolbar