Rindërtimi, Gazmend Oketa: Kompanisë së një kryetari bashkie të PS i është dhënë tender me 667 objekte

Më të fundit



Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa deklaroi në “Real Story” në News24 se kompanisë së një kryetari bashkie të PS i është dhënë një tender me 667 objekte për të rindërtuar. Duke folur për Durrësin, Oketa tha se në Durrës po bëhen investime që s’mund të bëhen në kohë ‘lufte’ duke iu referuar situatës së rëndë nga tërmeti dhe pandemia. Sipas tij, ka abuzime dhe paaftësi në procesin e rindërtimit dhe vlerësimit të dëmeve.

Oketa: Këndvështrimi i zonjës Ekonomi është puro i ekonomistit. Ka dhe një këndvështrim të inxhinierit, apo të asaj që u përmend; ‘njerëzit janë të parët’. Në gjykimin tim, duke u kthyer tek Durrësi, nëse do të vini në Durrës duket se tërmeti është harruar, iu referohem institucioneve. Duket sikur jeta i është kthyer normalitetit. Institucionet vijojnë me të njëjtin përkushtim për tenderat. Ra tërmeti, shkaktoi pasoja. Ra pandemia, prapë situatë emergjence ekonomike. Ç’nevojë ka qyteti i Durrësit, të ngushtojë rrugët dhe të bëjë trotuarë me mermerë? Ç’nevojë ka qyteti i Durrësit për Velierën?! Kryeministri thoshte “luftë, luftë, luftë”. Në situatë lufte, s’di ndonjë vend që të harxhojë paratë për trotuarë me mermerë. Në këndvështrimin tim qeveria duhet të bënte një rialokim fondesh. Ishte një arritje Konferenca e Donatorëve, por ato para s’iu dhanë PS-së, pasi shkuan me flamurin shqiptar atje. Ato paratë do i paguajmë të gjithë ne. Është borxh që do i paguajnë socialistë e demokratë dhe ata që janë pa parti. Pjesa tjetër është në praktikë, ku ka pasur abuzime me shpërndarjen e fondeve. Objekti ku unë banoj nuk mund të klasifikohet si i dëmtuar. Krejt situatë tjetër atje ku kam zyrën. S’po spekuloj, pasi kam dokumente. Disa kanë marrë dhe disa jo. Ka abuzime dhe paaftësi.


Oketa: Iu dha qytetarëve nga 1-2 milionë sa për suvatim dhe për të lyer shtëpitë. Pjesa tjetër, pjesa e luanit i është dhënë 4-5 kompanive. Një kompanie të një kryetari bashkie socialist i është dhënë një tender me 667 objekte, e dini këtë. Ndërkohë në gjykimin tim inxhinierik, jo politik ato firmat që po shtrojnë ato pllakat e mermerit që nuk i hyjnë në punë askujt në këtë kohë, për mua nuk i hyjnë në punë asnjëherë fare mirë mund të punonin për rindërtimin e qytetit. Këto firma që marrin tendera i kanë të gjitha me nënkontraktim dhe i marrin i fusin paratë në xhep. Ne të pestë do mbarojmë emisionin, do ikim të flemë në shtëpitë tona. Po flasim për ata qytetarë, për menaxhimin. Ne po flasim si duhet menaxhuar jo se është ilegale.

Balla: Kjo është akuzë e rëndë, nëse është e vërtetë.

Ekonomi: Nuk është akuzë e rëndë, ta shpjegoj.

Balla: Pse nuk është akuzë e rëndë?

Oketa: Për objektet e kategorizuara DS4 të cilat kërkojnë një ekspertizë të thelluar, po përgatitet një dokumentacion për tender me një lot të vetëm, me një vlerë 2.5 mln euro. Është përqendruar në një dorë të vetme, për mua për dy qëllime. Ato objekte me DS4 kanë një histori teknike, kush e ka dhënë lejen, kush e ka zbatuar, kush e ka derdhur betonin. Duke i përqendruar në një dorë të vetme, gjithçka është në një dorë. Kush është ajo kompani që ka 2.5 milionë euro kapacitete.

Ekonomi:  Do ndërtohen 3470 godina individuale, të cilat do të ndërtohen me lote që do të marrin nga 500-600 banesa. Koha për ndërtimin e një loti do marrë 5.5 muaj. Përveç kësaj do ndërtohen godina kolektive, pallate, do ndërtohen edhe shkollat dhe këto do të marrin gjithsej në punë 175 kompani. Do punësohet direkt 2600 punëtorë dhe 27 mijë indirektë. Janë 175 kompani.

Oketa: Tek tenderi që përmenda, firma e një kryetari, 667 apo 677 objekte janë ndërtime njëkatëshe, jo pallate.

Ekonomi: Këto janë lotet për t’i bërë punët shpejt.