Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Më të fundit


Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në orën 12:00.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e sotme Konferencën e Kryetarëve, ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.



Skip to toolbar