Rinisin negociatat në rezidencën e Yuri Kim

AKTUALITET


Pas një ore ndërprerjeje, rinisin negociatat mes palëve për Reformën Zgjedhore në rezidencën e ambasadores Yuri Kim.

Përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, ai i PS, Damian Gjiknuri, i opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, dhe të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, janë rikthyer sërish në tryezën e negociimit me ambasadorët.


DIskutimet nisën në orën 11:00 dhe u ndërprenë në orën 12:00, për të vijuar sërish tani, ku pritet të zgjasin dhe të mbyllen me një marrëveshje mes palëve.

Në mbledhjen e Këshillit Politik janë të pranishëm ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori britanik Duncan Norman, si dhe përfaqësuesit e palëve politike.

Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pritet të dalë me një deklaratë publike mbi Reformën Zgjedhore.




Skip to toolbar