“Do i vijë radha dhe Tiranës, se s’jemi marrë. Se Tirana deri tani është marrë me rinumërimin”. Furtuna e Rinumërimit në Tiranë përfundoi në gotën e ujit të doktorit. Partia Demokratike kërkoi farsën e zgjedhjeve, por gjeti me shume farsën e sherrit brenda vetes.
Rezultati tjetër? Hyri për të marrë mandatin e 14, por doli 613 vota më pak se mandate i trembëdhjetë. Mandati i mbetet Agron Shehajt. Turpi, numëruesve të PD.
Jorida Tabaku rezultoi kandidatja demokrate së cilës i ishin shtuar më shumë vota padrejtësisht. Rinumërimi la kokë mënjanë Alimehmetin, të cilit ju zbuluan gati 130 vota më shumë. Partisë Socialiste i ishin shtuar 380 vota më shumë. Ose më sakte tani Partia socialiste ka vetëm 52124 vota
I vetmi lajm, nëse mund të quhet I tillë, nuk beri dot lajm në fund. Nga lista e kandidatëve rozë, Blerina Gjylameti arriti të përgjysmojë diferencën me Olta Xhaçkën në Tiranë, por me 70 vota më shumë, mandatin i mbeti ish-ministres së Mbrojtjes.
Por si shpjegohet në fund, që PD-së i që ankohej për vjedhje, I ishin shtuar më shumë vota?
“Këta që komentojnë rinumërimin, u them që s’është kërkesë e PD, jo, e kandidatëve. Për PD, vota vdiq pa hyrë në kuti”
Por, doktori paralajmëron se e ka gjetur një fajtor edhe për shtimin e votave për PD.
“Se është një mercenar në KAS (Rusmali). Një pa moral, që është kthyer në ekstremist të Ramës. Edhe shpall aty si i do qejfi vota të vlefshme e të pavlefshme”, tha Berisha.
Në fakt Rusmali këmbënguli rinumërim jo për kandidatët e Ramës, por të Berishës. Por kujtesa nuk është arma më e fortë e doktorit këto zgjedhje.
Berisha harron se ka dy anëtarë të vet në KAS. Ledio Braho është njëri prej tyre. Ai këmbënguli në hapje kutish, por të premten ju desh të mbrojë komisionërt e PD, që pas këtij rinumërimi duhet të shkojnë në ndjekje penale.
“Shifrat tregojnë se kemi të bëjmë me gabime njerëzore, pra s’ka trafikim votash. Ndodhin gabime. Nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte transparent.”, tha Ledio Braho, anëtar i KAS.
Gabimet me apo pa qëllim, tek Tirana rezultojnë në marzhin 0.5%. Në total u gjetën, 115 vota me pak në kuti, 1041 vota më shumë të pavlefshme dhe 1156 vota me pak të vlefshme.
Por a ia vlejti gjithë stërmundimi për të gjetur kaq gabime?
“Për mua ky proces i rinumërimit nuk duhet të ishte bërë fare, nga pikëpamja administrative, por u bë për transparencë.”, Koli Bele, anëtar i KAS
“Më në fund Partia demokratike e fitoi një gare. Atë të gënjeshtrës. Rinumërimi i Tiranës zbuloi se komisionerët e vet i kishin shtuar asaj padrejtësisht rreth 600 vota, ndërsa socialisteve diçka me pak se 400. Rezultati nuk ndryshoi, as emrat e mandateve. Ajo që ndryshoi është atmosfera e përgjithshme ndaj sjelljes se demokratëve që ankimojnë zgjedhjet sa herë që humbin. KQZ dhe autoritetet kësaj radhe ua hoqën mundësinë të ankohen. Ata hapen gjithçka. Kuti e vota. Duke dokumentuar vete humbjen e tyre madhështore”, raportoi gazetari Andon Kello.