Rishikohet buxheti 2025/ Ministria e Financave: Rialokohen rreth 11.8 milardë lekë

AKTUALITET


Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit . Akti normativ i miratuar së fundmi për ndyshime në buxhet,  është botuar në Fletoren Zyrtare,  dhe përcakton rialokimin e 11.8 miliarde lekëve ose rreth 118 milionë eurove  të cilat do ti shtohen fondit për sigurinë kibernetike dhe bujqësinë.

Qeveria ka vënë në dispozicion të mbështetjes për sektorin bujqësor  fondin prej 1 mld lekësh i cili do të përdoret në formën e garancisë sovrane në mënyrë që bizneset në sektorin bujqësor të mund të marrin kredi për investime dhe zgjerimin e tyre.

Me shtimin e këtij fondi është miratuar tashmë skema e re e Garancisë Sovrane për sektorin e Bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.

Rialokim të kursimeve në masën 5.6 miliardë lekë janë bërë  me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.

Po ashtu referuar ndryshimeve në buxhet, fondi rezervë rritet në 4.2 miliardë lekë nga 3 miliarë që ishte përcaktuar në  fillim. Pavarësisht këtij rishikimi, një element i rëndësishëm për t’u theksuar është se deficiti buxhetor  mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon.

Më herët , Kuvendi miratoi ndryshimet e para në buxhetin e shtetit, ndryshim i cili parashikonte financimin e projektit të investimit startup “Machine Thinking Lab I cili  drejtohet nga shqiptarja Mira Murati dhe qeveria shqiptare do të bëhet aksionere me një vlerë prej 10 milionë dollarë.



Skip to toolbar