“Robin Hudi” vjedh bankën dhe paratë ua shpërndan qytetarëve: Gëzuar Krishtlindjet!

AKTUALITET


Një burrë në Kolorado të SHBA-së grabiti një bankë duke marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas ato i hodhi në ajër duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjet”, ndërsa qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit kanë mbledhur paratë e vjedhura.

Burri në fjalë është arrestuar dhe quhet David Wayne Oliver, 65 vjeç. Ai u gjet nga policët ndërsa ishte ulur në një kafene aty pranë.


Policia tha se ai ishte futur në bankë dhe kishte kërcënuar me armë punonjësit dhe pasi kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash ishte larguar nga banka.

Një dëshmitar okular Dion Pascale rrëfen se Oliver pasi doli nga banka shpërndau paratë në të gjithë vendin duke i hedhur ato në ajër.

“Ai filloi të hidhte para nga çanta dhe më pas bërtiste, “Gëzuar Krishtlindjet”, tha Pascale.

Ai shtoi se kalimtarët morën një pjesë të parave dhe ia kthyen bankës ndërsa Oliver shkoi te Starbucks, u ul dhe u duk se po priste që policia ta arrestonte.




Skip to toolbar