Roli i Ramës dhe O’Brien/ Xhaferi kryeministër, Nazarko: Pse bojkotuan disa parti shqiptare

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko, komentoi zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, Nazarko u ndal edhe tek roli i kryeministrit Edi Rama dhe i James O’Brien në rajon. Nazarko shpjegoi se kanë pasur rol kryesor në Samitin e Shkupit për rikthimin e fuqishëm të SHBA në rajon.

Ndërsa lidhur me faktin se disa parti shqiptare bojkotuan Talat Xhaferin si kryeministër, Nazarko e lidh me pakënaqësi të vjetra.


“Është sëmundje historike e shqiptarëve që atëherë kur duhet të jenë bashkë, nuk janë. Lufta për pushtet nënkupton pakënaqësi të vjetra që mund të kenë liderë të caktuar. Në këtë rast rolin të qartë ka partia Aleanca për Shqiptarët, partia kyçe që sot në parlament ka tetë deputetë. Nëse do bashkëpunonte me opozitën do të shkonin në 12.

Rolin e O’Brien dhe të Ramës i kam quajtuar si role kryesore për rikthimin e fuqishëm te SHBA në rajon. O’Brien së pari për herë të parë uli Kurtin me Vuçiç në një darkë të përbashkët. Futi Grupin dhe Ali Ahmetin që në një Samit Presidencial dhe kryesor. Po ashtu me siguri O’Brien ka vënë bashkë Ramën dhe Kurtin që nuk ishin para bashkë prej disa kohësh, por të ishin edhe bashkë me Taravarin.

Zoti Taravari duhet të ndajë midis asaj që është thirrja e SHBA për një koalicion properëndimor. Shqipëria është në njëjtën linjë. Kurti ka qenë në favor të fuqizimit të bllokut opozitar”, ka thënë ndër të tjera ai.




Skip to toolbar