Rrahje masive në lokalin ku këndonte Robert Berisha, një i plagosur, 3 në pranga

AKTUALITET


Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në Gjilan të Kosovës ku këndonte live këngëtari Robert Berisha dhe që ka përfunduar me 3 persona në pranga, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur “Dardania”.


Mediat kosovare raportojnë se një person ka mbetur i lënduar, ndërsa tre të tjerë janë  vendosur në prangat e policisë, si autorë të konfliktit.

Gjatë rrahjes së këtyre personave ishte duke performuar këngëtari, Robert Berisha.




Skip to toolbar