Rregullat e emigracionit të Sunak, ‘ndajnë’ familjet dhe çiftet

BOTA


Në fillim të dhjetorit Rebecca Kaya po festonte pasi ajo dhe partneri i saj më në fund arritën objektivin e tyre të kursimeve për të siguruar një vizë britanike në mënyrë që ata të shkonin në Britaninë e Madhe dhe të nisin një jetë të re së bashku.

Por çastet e lumturisë dhe gëzimit nuk zgjatën shumë. Kjo sepse qeveria e kryeministrit Rishi Sunak rriti shumën që një britanik duhet të fitojë ose të ketë kursime në mënyrë që të tërheqë një të afërm për t’u transferuar në Britaninë e Madhe.


Politika e re erdhi disa ditë pasi të dhënat zyrtare treguan se numri i emigrantëve të huaj arriti një rekord prej 745,000 në 2022. Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka saqruar se me masat e reja ky numër do të shkojë në 300,000.

Ne do të sigurojmë që qytetarët britanikë të sjellin vetëm persona cilët mund t’i mbështesin financiarisht duke rritur të ardhurat minimale për vizat familjare në të njëjtin prag me pragun minimal të pagës për punëtorët e kualifikuar që është 38,700.

Rregullat e reja të emigracionit të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin prill, kanë shkaktuar shqetësim  jo vetëm tek çiftet që shpresojnë të  shkojnë në Britaninë e Madhe, por edhe tek ata që janë tashmë në këtë shtet të rinovojnë vizat.

Ne jemi takuar së bashku në vitin 2014. Kishin në një lidhje në distancë që nga viti 2014 deri në shpërthimin e Covid-19. Nuk e pamë njëri-tjetrin për një vit për shkak të pandemisë. Dhe në atë moment, vendosëm që unë të shkoja në Turqi për t’u siguruar që ne të ishim të lumtur dhe të jetonim së bashku përpara se të martoheshim.

Pas tërmeti në Turqi ideja për tu zhvensour në Britaninë e Madhe është përforcuar më shumë për të renë britanike.

“Ideja që ne që kthehemi në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë gjithmonë. Megjithatë, pasi ishim në epiqendrën e tërmeteve të vitit 2023 në Turqi, ideja që ne të siguronim vizën e bashkëshortit tim u bë shumë më serioze.”

Nisur nga pranvera e vitit 2024, emigrantët do të duhet të fitojnë 38,700 paund për të marrë një vizë për punëtorë të kualifikuar, nga 26,200 paund që është tani.

Duke filluar nga janari, shumica e studentëve të huaj të diplomuar gjithashtu nuk do të mund të sjellin më familjarë të tyre. Edhe qeveria ka dyfishuar shumën vjetore që një britanik duhet të fitojë për të  mundësuar vizën e një partneri të huaj, në 38,700 paund nga 18,600 paund që është aktualisht.

“Nëse pragu ndodh ashtu siç po propozojnë, ne nuk do të kemi asnjë mundësi që të jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen. Të ardhurat e mia nga vetëpunësimi dhe nga kursimet sërish nuk e kapin këtë shifër të ardhurash, sepse  sipas legjislacionit aktual, që është 2.5 herë më shumë se paga  16,000 £, kjo do të thotë se me rregullat e reja kjo shifër do të shkojë deri në rreth 117,750 që  është padyshim një shumë e madhe kursimi për një çift në moshën 30-vjeçare.”

Ajo tregon vështirësitë për të siguruar të ardhurat edhe para se të prezantoheshin masat e reja.

“Ne kaluam shtatë muajt e fundit duke punuar shumë për të arritur atë shumë . Kjo shumë do të ishte e pamundur pa trashëgiminë e babait tim. Pra, do të na duheshin afërsisht 3 deri në 4 vjet për të arritur atë prag. Ne i vendosëm paratë tona në një llogari më 1 dhjetor dhe më pas ky njoftim u bë më 5 dhjetor. Pra, edhe ajo anë është mjaft e padrejtë, ne po bëjmë gjithçka që ata kërkojnë dhe megjithatë,  teksa ka ngelur vetëm  pengesa e  fundit, ata ndryshojnë kërkesat.”

Paige Ballmi, 29 vjeç, dhe bashkëshorti i saj i cili është nga Shqipëria, kanë frikë se pasojat e ligjeve të reja do të rëndojnë edhe mbi ta.

Sipas rregullave, një vizë e parë bashkëshortore varet nga të ardhurat e shtetasit britanik, por të ardhurat e përbashkëta të një çifti do të merren parasysh për rinovimin e vizave ekzistuese.

Në rastin e tyre, bashkëshorti shqiptar fiton 32,000 paund si marangoz dhe sjell të ardhurat kryesore në shtëpi ndërsa Paige kujdeset për vajzën e tyre dyvjeçare.

Ai do të ketë të drejtë të aplikojë për leje të pacaktuar për të qëndruar pasi viza e dytë bashkëshortore skadon, por e reja britanike ka frikë se bashkëshorti mund të duhet të kthehet në Shqipëri nëse ata nuk plotësojnë kërkesën prej 38,700 Paund.

Unë vuaj tashmë nga ankthi  për shkak të përvojës sime të  parë kur morra vizën dhe sërish jam e shqëtësuar për shkak të masave të reja. Mendimi për t’u ndarë sërish dhe këtë herë  edhe me një fëmijë në krah, është plotësisht e padrejtë. Fëmija im  ka të drejtë të ketë të dy prindërit e saj këtu.”

Edhe Alexandra Kimmons është e martuar me një shtetas të huaj por me ndryshimin e vetëm se partneri I saj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra, emri im është Alex. Unë jam një shtetase britanike dhe jam e martuar me një shtetas amerikan. U takuam në vitin 2019. Takimin e parë e patëm në mars. Na prezantoi një shok i përbashkët, pra ai po studionte për master në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një miku im e takoi, mendoi se do ta pëlqeja, na prezantoi dhe pjesa tjetër  pastaj është histori Kështu pas  katër muajsh romancë, ai u largua nga Britania e Madhe pasi mbaroi masterin. Ne kemi jetuar së bashku jashtë vendit për një vit dhe më pas kemi qenë në distancë për tre vite të tjera.”

29-vjecarja britanike shpresonte se do të jetonte në Britani me bashkëshortin e saj, Ben Fong, kur ai të përfundonte studimet në Shtetet e Bashkuara.

Por  me një pagë 35,000 paund, ajo tani po mendon t’i kërkojë familjes ndihmë me kursime, të marrë një punë shtesë ose të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam mjaft e privilegjuar për sa i përket  nivelit në shoqërinë britanike. Kam dy diploma dhe jetoj  ne Londer. Kam një punë me kohë të plotë, jam në nivel drejtues dhe  sërish nuk i plotësoj këto kërkesa. Dhe unë mendoj se kjo tregon se sa të pakuptimta janë këto politika të reja.”

Rregullat e reja të emigracionit për shumë qytetarë britanikë janë shqetësuese.

Zgjedhja na është hequr. Ne nuk kemi më  të drejtë të zgjedhim se  si duam të jetë e ardhmja jonë.”

“A do të shikonit dy të tretat e njerëzve në rrugë dhe do tu thoni se nuk keni të drejtë të bini në dashuri me dikë që jeton jashtë Mbretërisë së Bashkuar? Pra , kjo është ajo që po ndodh aktualisht.”

“Nuk dua që njerëzit të zemërohen sepse kjo po u ndodh britanikëve. Unë dua që ata të zemërohen sepse kjo është ajo që po u ndodh njerëzve në përgjithësi.”

Josephine Whitaker-Yilmaz, eksperte e politikave të emigracionit thotë se masat e reja të qeverisë britanike janë në kundërshtim me pretendimin e qeverisë për të qenë partia e familjeve.

Shqetësimet e publikut për nivelet e larta të emigracionit kanë dominuar peizazhin politik të Britanisë për më shumë se një dekadë, duke luajtur një rol kyç në vendimin e qytearëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe duke e shtyrë Sunak të përpiqet të dërgojë ata që mbërrijnë ilegalisht në Ruanda.




Skip to toolbar