Rrëmbyen, droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët në Angli

AKTUALITET


Tre shqiptarë që përdhunuan në grup një të re në Bedford, Britani e Madhe janë dënuar me 57 vite burg në total.

Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve të Covid, kur u nda nga shoqja e saj.

Ajo e gjeti veten të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator 2021.

Pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan. Gjatë kalvarit, 23-vjeçarja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Duke dënuar treshen në Gjykatën e Luton Crown, gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar “makthin më të keq të çdo gruaje” viktimës së tyre, duke shtuar  se ata “e kishin trajtuar atë sikur të mos ishte njeri”.

Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët, raporton Daily Mail.

Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Luton Crown, 23-vjeçarja tha: U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar.

Hyka, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.

Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, u shpallën fajtorë për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet, Bezati u dënua me 17 vjet burg.



Skip to toolbar