Rrëzohet sërish Suella, vetëm 12 mijë nga 606 mijë emigrant në Angli në 2022 ishin shqiptarë

BOTA


Mbi 606 mijë emigrantë  kanë mbërritur në territorin e Mbretërisë së Bashkuar përgjatë vitit 2022 sipas të dhënave  të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Shifrat e larta të emigrantëve që mbërrijnë në këtë vend ka bërë që shpesh here Qeveria Britanike të ngrejë alarmin duke mos ndalur as akuzat ndaj qeverive të ndryshme.


Një rast I ngjashëm është me emigrantët shqiptarë, të cilët janë etiketuar me terma të ndryshëm nga zyrtarë të lartë britanik si një ndër shtetet që ka numrin më të lartë të emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale.

Ishte Sekretarja e Brendshme e Shtetit Suella Braverman ajo që I etiketoi shqiptarët si kriminel.

Megjithatë shifrat zyrtare tregojnë se Qeveria Britanike del blof me akuzat e saj ndaj Shqiptarëve, kjo pasi sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë vitit të kaluar ishin 12 mijë shqiptarë që kaluan kanalin ilegalisht ndërsa nga muaji janar deri në muajin mars të vitit 2023 ishin vetëm 28 shtetas shqiptarë që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në Mënyrë Ilegale.

Afganët, Indianët, Iranianët  dhe Sirianët janë kombet që kanë numrin më të lartë të mbërritjes së emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2023.

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Statistikave si arsye të kësaj shifre alarmante të emigrantëve që kanë Mbërritur në Territorin e Mbretërisë së Bashkuar renditen edhe njerëzit që janë zhvendosur nga  Lufta në Ukrainë si dhe numri I lartë I studentëve që mbërrin në vend.

Shifrat zyrtare të Home Office tregojnë se në mesin e më shumë se 606 mijë emigrantëve që mbërritën në territorin e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar vetëm 37,948 prej tyre u larguan nga vendi./abcnews.al




Skip to toolbar