“Rrogat e deputetëve s’ndikojnë te pensionet”, Rama premton ‘bonusin e madh’ për fundvitin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave nuk ka asnjë ndikim në rritjen e pensioneve.

“Pavarësisht se disa deputetë e kanë bërë zhele figurën e deputetit, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës pagat për Kuvendin e Shqipërisë, janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Durrës.

“Por edhe sikur ta pezullonim fare parlamentin e të merrnim të gjitha pagat e deputetëve, kjo do të kishte një ndikim 30 lekë, sikur ta pezullonim komplet qeverinë dhe deputetët. Dhe sigurisht që ky është muhabet kot, por ky është thelbi. Ndërkohë që nga ato paga përsëri merren sigurime shoqërore. Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensionistëve”.

Kryeministri u kujtoi pensionistëve ndryshimin mes tij dhe Sali Berishës. “Ka qenë njëri që ju jepte një gjysmagjel dhe ja u bënte për gjë të madhe. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionistë, por një bonus prej 50 eurosh për secilin nga pensionistët. Tani kjo nuk mjafton më, kjo është shumë e qartë. Do ta rrisim bonusin e fundvitit. Jemi duke parë një plan rritjeje të pensioneve gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke filluar një tjetër operacion për të rritur të ardhurat”.

Rama u premtoi pensionistëve që do të ketë rritje të pensioneve pasi bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve dhe për këtë tha se do të ketë një aksion si ai i energjisë elektrike.

Ndërkohë, ai premtoi se duke nisur nga ky fundvit, do të ketë një bonus të madh.

“Çdo biznesmen që shmang deklarimin real të pagës, vjedh nga një pensionist. Me këtë ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim edhe pensionit. Përveç bonusit të fundvitit, i cili këtë vit do të jetë një bonus i madh dhe do të jetë aty çdo vit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave nuk ka asnjë ndikim në rritjen e pensioneve.

“Pavarësisht se disa deputetë e kanë bërë zhele figurën e deputetit, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës pagat për Kuvendin e Shqipërisë, janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Durrës.



Skip to toolbar