Një tjetër amerikan është shfaqur krah Sali Berishës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.Paul Manafort, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i dënuar për evazion fiskal, pastrim parash, mashtrime dëshmitarësh, kërcënim dëshmitarësh, dëshmi të rreme dhe krime të tjera federale, ka dalë publikisht krah Berishës dhe Chris LaCivita.Megjithatë mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.Pasi drejtoi fushatën e Donald Trump në vitin 2016 Manafort pasi u shpall fajtor për disa krime financiare në vitin 2018. Ai u dënua me 7 vite e gjysmë por kaloi vetëm rreth dy vite në burg, ndërsa u detyrua të paguajë 24.8 milionë dollarë gjobë.
Manafort u lirua në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, duke kaluar pjesën e mbetur të dënimit në izolim në shtëpi, përpara së më pas të merrte faljen presidenciale nga Trump. Më vonë u zbulua gjithashtu se Manafort u kishte kryer mashtrim financiar në vitin 2019.Sipas Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA, Manafort kishte lidhje me shërbimet sekrete ruse në Ukrainë, ndërsa ai dhe grupi i tij që ka ardhur në Tiranë, ndihmuan politikanët pro rusë. Por lidhjet e Berishës me Manafort datojnë së paku 2 vjet më parë.Vetë kryedemokrati ka firmosur në prill të vitit 2023 një kontratë me Charles Black, një ish partner i Manafort në një kompani lobimi në Uashington.
Huffington Post shkruan gjithashtu se tre personazhe të lidhur me Manafort kanë udhëtuar drejt Tiranës për të ndihmuar një politikan të sanksionuar nga Uashingtoni.Sipas po të njëjtës medie, në ekipin e LaCivita është bashkuar edhe sondazhieri Tony Fabrizio dhe bashkëpunëtori i vjetër të Manafort, Phil Griffin.
Pa një shpjegim zyrtar nga Berisha dhe demokratët, mbetet e paqartë se ccfarë roli kanë Manafort dhe aleatët e tij në fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit./abcnews.al