Rubio rikonfirmon Yuri Kim, përtej dëshirës së Berishës

BOTA


 Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio i ka besuar një post të rëndësishëm Yuri Kim. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë do të monitorojë ndihmat për Ukrainën, teksa zyrtarët e lartë amerikanë po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e fondeve.

Përjashtimet i mundësojnë Ukrainës akses në disa fonde që aktualisht janë të pezulluara.

Dhe pikërisht Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, është ngarkuar me përpilimin e një liste të programeve që departamenti ka në lidhje me Ukrainën, si pjesë e përpjekjes për të zgjeruar përjashtimet.

Në terren, ngrirja e ndihmës ka dëmtuar shumë programe humanitare, përfshirë ato për mbështetjen e refugjatëve ukrainas.

Dhe do të jetë pikërisht ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, ajo që do të udhëheqë punën për të vendosur se cilat fonde janë përdorur në mënyrën e duhur dhe duhet të vazhdojnë dhe cilat janë ato që duhet të ndërpriten.

Yuri Kim, ishte ambasadorja që udhëhoqi diplomacinë amerikane të dy administratave Trump 1 dhe Biden, dhe atë të shpalljes non grata të një listë të gjatë personazhesh, nga Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Tom Doshi, Ylli Ndroqi, Aqif Rakipi e deri tek Sali Berisha.

Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe, mbështetës të opozitës shpresuan shumë në ndëshkimin e saj. Jo rrallë portale te mbështetura nga Partia Demokratike hapen lajmin e pezullimit dhe te hetimit te saj.

Por ato rezultuan të pavërteta. Tashme emërimi i Yuri Kim në këtë pozicion të ri dhe të rëndësishëm, zbeh pritshmëritë për ndryshime madhore të politikes së Uashingtonit ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri.



Skip to toolbar