‘Rubio sekretar shteti, lajm i keq për Berishën’, Sefa: Amerikanët, fokus në reformën në drejtësi

Më të fundit


Analisti Indrit Sefa tha se Rama ka zbritje në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë theksoi se 83 mandatet e Ramës duhen analizuar. Sipas tij, ardhja e Rubios ishte një lajm i keq për Berishën dhe PD, ndërkohë fokusi i amerikanëve lidhet me drejtësinë dhe garantimin e interesave në rajon.

“Rama po ta shohësh në numra, ka zbritje në numrat e tij, ka 30 000 vota. Tha ne kemi votat tona, kur vjen tjetri dhe thotë kam votat e mia dhe nga 73 vajti në 83, çfarë ka ndodhur. Ose ke bërë ndonjë marifet elektoral me Kodin Zgjedhor ku doli ambasadori dhe tha që do bëjmë reformë.

Ishte më i rëndë Gonzato sot, unë mendoj që SHBA me reagimin që dhanë të martën e mbyllën kapitullin e zgjedhjeve. Projektet e tyre lidhen me reformën në drejtësi dhe garantimin e interesave në rajon.Në lidhje me Non Grata, kur u zgjodh Rubio për mua ishte lajm i keq për Berishën dhe PD. Fakti që Rubio është një personazh që ka tërë jetën në senat dhe një nominim që mori 100 për qind të votave të senatit.”



Skip to toolbar