Rusi, arrestohen edhe tre persona të lidhur me sulmin terrorist në Moskë

BOTA


Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.

Sipas shërbimit të inteligjencës, arrestimet u kryen në Moskë, Jekaterinburg dhe Omsk. Dy nga të arrestuarit dyshohet se transferuan paratë për të blerë armët dhe një veturë për sulmuesit. Personi i tretë dyshohet se është përfshirë në rekrutimin e bashkëpunëtorëve dhe financimin e sulmuesve të dyshuar.


Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore. Një prej tyre ka shtetësi ruse.

Në lidhje me sulmin terrorist janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar, dhe shumica nga ta janë shtetas të Taxhikistanit.

Grupi terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore besojnë se ky grup është përgjegjës.




Skip to toolbar