Rusia: Koha për të ulur tensionin në Lindjen e Mesme

BOTA


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri të ditur se nuk e shohin pozitivisht sulmin e mundshëm hakmarrës të SHBA-së ndaj objekteve iraniane dhe tha se “ne besojmë se niveli i tensionit në rajon është jashtëzakonisht shqetësues. Tani është koha për të ndërmarrë hapa që do të ulin tensionin”, raporton Anadolu.

Peskov vlerësoi për gazetarët në kryeqytetin Moskë, mundësinë që SHBA të kryejë sulm kundër objekteve të Iranit si hakmarrje për sulmin ndaj bazës amerikane në kufirin siriano-jordanez.


Duke vënë theksin se duhet distancim nga hapat që do të rrisin tensionin, Peskov tha: “Duke pasur parasysh potencialin e lartë për konflikt që shihet në rajon, ne nuk e shikojmë pozitivisht asnjë veprim i cili mund të shkaktojë destabilizimin e situatës, përshkallëzimin e tensioneve”.

“Ne besojmë se niveli i tensionit në rajon është jashtëzakonisht shqetësues. Tani është koha për të ndërmarrë hapa për të ulur tensionin. Kjo është e vetmja gjë që mund të na ndihmojë të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Kjo për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme tani”, deklaroi Peskov, duke bërë të ditur se duhet të ndërmerren hapa për uljen e tensionit.

Sulmi me dron kundrejt forcave të SHBA-së”

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden ishte shprehur se “tre ushtarë amerikanë u vranë në sulmin me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj forcave tona të pozicionuara në afërsi të kufirit të Sirisë, në verilindje të Jordanisë”.

Biden duke bërë të ditur se janë ende duke mbledhur informacionet lidhur me sulmin, ai u shpreh: “E dimë që këtë e kanë kryer grupet militante radikale të mbështetura nga Irani të cilët veprojnë në Siri dhe Irak”.

Nga përgjegjësit e sulmit do të kërkohet llogari në kohën dhe mënyrën që do të zgjedhë SHBA-ja, tha Biden, i cili shtoi se do të vazhdojnë të luftojnë në këtë betejë.

Edhe në një deklaratë të bërë nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) u njoftua gjithashtu se në sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot me një drejtim në verilindje të Jordanisë, humbën jetën tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën 34 persona.




Skip to toolbar