“Rusia po bllokon 20 mln tonë drithë”, Borell në Këshillin e Sigurimit: Lufta në Ukrainë, sulm mbi themelet e OKB

BOTA


Po zhvillohet sot në Këshillin e Sigurimit të OKB takimi “Bashkëpunimi ndërmjet OKB dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”, drejtuar nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

I pranishëm në takim është edhe përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, i cili e ka cilësuar luftën ruse në Ukrainë një sulm mbi themelet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.


“Ne duhet të bashkëpunojmë pavarësisht dallimeve tona. Sistemi shumëpalësh është nën presion si kurrë më parë, kemi nevojë për një bashkëpunim global. Lufta në Ukrainë, është një sulm mbi themelet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit. Ju bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni në përfundimin e luftës, për të siguruar që pasojat globale të frenohen. Rusia po bllokon të paktën 20 milionë tonë drithë ukrainas, që nuk mund të arrijë në tregjet globale.

Mbështesim përpjekjet e OKB-së që Ukraina të mund të rihapë portet e saj. Sanksionet e BE-së nuk janë shkaku i mungesës së ushqimit. Ato synojnë vetëm ndalimin e aftësisë së Kremlinit për të financuar agresionin ushtarak. BE do të vijojë të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe krizave në mbarë botën. BE jep një kontribut të madh në punën e OKB për ndërmjetësimin dhe ndërtimin e paqes”, ka thënë Borrell.




Skip to toolbar