TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, tha se deklarimet e Berishë për të liruar të burgosurit nuk duhet të merren seriozisht, pasi sipas tij, ato janë thjesht deklarata politike. Ai theksoi se Berisha e ka dëshmuar veten në të kaluarën se nuk është i besueshëm, kur vjen puna tek zotimet apo premtimet që jep në publik.
“Pas këtij deklarimi dhe qindra deklarimeve të dhëna tashmë, të cilat sot jepet, nesër ndryshojnë formatin, qëndron gjithmonë ajo filozofi që e ka karakterizuar Berishën. Kjo është politikë. E bëri Fatos Nanon armik të popullit, çfarë nuk tha për të dhe në fund fare i dha dorën dhe kur e pyetën çfarë ka deklaruar: ato ishin deklarime politike, Gonin e Dukëve e shpalli mamuth të korrupsionit, sot e ka aleatë, kjo është politikë. Nuk duhet marrë seriozisht”, tha Meçe.