Salianji i përgjigjet Alizotit, me dëshminë e tij

AKTUALITET


Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzave që Fredi Alizoti , një nga të pandehurit për kallëzim të rremë për çështjen “Babalja”, ka hedhur në drejtim të Ervin Salianjit. Salianji i është përgjigjur akuzave të tij përmes atyre që Alizoti ka dëshmuar, ku vihen re disa deklarata kontradiktore si “e regjistrova videon te zyrat e Salianjit’ dhe më pas thotë “se nuk jam takuar asnjëherë me atë.”

Alizoti, gjatë dëshmisë së tij, pranoi para gjykatës se ka imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa, ku e implikonin në një bisedë për trafikun e drogës pasi i ishte premtuar nga Ervin Salianji 200 mijë euro. “200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të m’i jepte Ervin Salianji. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn”, ka dëshmuar Alizoti, ndërkohë që në dëshminë e shpërndarë nga PD-ja Alizoti thotë se nuk është takuar asnjëherë me Salianjin.


Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të Salianjit, Ledio Braho, Alizoti tha se ka tentuar të telefonojë Salianjin, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin, megjithëse sipas PD-së përgjimet e tabulateve telefonike rezulton ai që nuk ka kryer asnjë thirrje drejt numrit të Salianjit.

Pjesë nga dëshmia e Fredi Alizotit shpërndarë nga PD-ja:

Fredi Alizoti: Nga fillimi i janarit e vendosëm. Realizimin e detyrës e kishte marrë ai (Albert Veliu) përsipër, po kishte frikë ta bënte me njerëzit e gruas, se mos i dilnin llafe në Vlorë, e merrte vesh Agroni dhe e vriste.

Avokat Ledio Braho: A njihej realisht Albert Veliu me Agron Xhafën?

Fredi Alizoti: Jo, me sa di unë vetëm numrin e telefonit i kishte, nuk kishte lidhje.

Avokat Ledio Braho: E ke takuar ndonjehere Ervin Salianjin? Ne çfare kushtesh jeni takuar dhe ka pasur bisede mes jush? Pra nuk te ka thene gje per 200,000€?

Fredi Alizoti: E kam takuar te Partia Demokratike, ka qënë së bashku me Gazment Bardhin, thjesht ça bën si kalove, si i ke nga shtëpia. S’kemi biseduar ndonjë herë për lekët, s’më ka thënë asgjë.

Avokat Ledio Braho: Personalisht a ke biseduar ndonjehere me Salianjin qofte dhe me telefon? Nese ke telefonuar Taulant Ballen, si eshte e mundur qe nuk e ke telefonuar asnjehere Salianjin qe supozohet qe ishte dhe ne borxh kundrejt teje e për më tepër nuk rezulton që të kesh kërkuar as numrin e tij të telefonit?

Fredi Alizoti: E kam telefonuar, po nuk ma ka hapur.

Avokat Ledio Braho: Pas regjistrimit të bisedës, çfarë verpimesh keni kryer? I bie ka qenë data 16 janar 2018 sipas jush. Rreth çfarë ore keni shkuar tek selia e PD që Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin?

Fredi Alizoti: Kam ardhur në Tiranë, po nuk e mbaj mend mirë, nga mbasditja, dhe kemi shkuar në selinë e PD. Unë kam ndenjur në lokalin e PD. Unë personalisht s’e kam takuar ndonjëherë Ervin Salianjin. (Ka përplasje me deklarimet e mëparshme ku ka deklaruar që atë ditë ai ka shkuar në Fier, kurse Albert Veliu ka qendruar në Vlorë)

Avokat Ledio Braho: Si ka mundësi që ju nuk keni kërkuar paratë në Janar kur pretendoni se bëtë regjistrimin? Si ka mundësi që s’ka asnje kontakt mes jush dhe PD gjatë kësaj periudhe por vetem pasi ke telefonuar nr e Taulant Ballës ke folur ne cel për “aktrimin”?”

Gjykatësi nuk lejon Fredi Alizotin të përgjigjet.

Avokat Ledio Braho:  Nese emrin e Taulant Balles e permendje vetem per te vene ne levizje perfaqesuesit e PD per marre shumen e premtuar, pse e ke kerkuar numrin e Taulantit dhe pse e ke marre dhjetra here ne telefon perpara takimit ne seline e PD ku dhe je regjistruar duke pranuar qe kishe marre para nga Taulant Balla?

Fredi Alizoti: E kërkova numrin e Taulant Ballës për mbrojtje se ndjehesha i rrezikuar, vetëm ai më shkoi në mend.

Avokat Ledio Braho: Deri ne momentin qe bere telefonaten te 129 kur dhe u rrefeve per rolin si aktor ne audiopergjim, ka pasur persona te tjere qe kane qene ne dijeni te ketij fakti?

Fredi Alizoti:  Asnjeri, përveç shokut tim nga Elbasani që e përmenda dhe në seancën e kaluar (personi është Çelik Biba, që sipas Alizotit, ka qEnë dhe ndërmjetesi me Ballën)




Skip to toolbar