Partia Demokratike ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve. Kërkesa e PD, vjen pasi Gjykata e Apelit, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se PD i ka dërguar shkresë Kuvendit.
“Do duhet të kemi përgjigje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për të parë nëse do të jetë e nevojshme. Prej orës 09:00, Salianji ndodhet në selinë e Partisë Demokratike. Në Kuvend do të shkojë një shkresë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve., Shkresa i ka shkuar Kuvendit. Pritet të shihijet nëse deputeti Salianji do të zbatojë atë që ka thënë publikisht, që do të vetëdorëzohet apo do të ndjekë hallkat që PD thotë se duhen zbatuar në rastin Salianji. Ky ështër asti i parë për të cilin Kuvendi do të duhet të marrë një vendim”, raportoi gazetarja Shevroja.
Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut
Salianji, pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.