Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Zbardhet axhenda 

AKTUALITET


Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Temat kryesore për të cilat do të diskutohen do të jenë lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndalur te lufta në Ukrainë, në fokus do të jenë përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus, e më konkretisht si mund të trajtohen efektet negative që kanë sjellë në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike.


Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme e përfshirë në axhendë është edhe emigracioni. Liderët Europian do të shkëmbejnë pikëpamjet për menaxhimin e emigracionit duke qenë se ka pasur një rritje të të rinjve nga Ballkani Perëndimor që janë larguar nga vendi, përfshirë këtu edhe Shqipëria. Në diskutim do të jetë politikat e vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.




Skip to toolbar