Mbrëmjen e kësaj të marte, një 38-vjeçar është goditur me thikë në qytetin e Sarandës.
Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Sipas policisë, i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.