Sarandë/ U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë 50-vjeçari

AKTUALITET


Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi-50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



Skip to toolbar