Seanca kundër Arbër Paplekajt, Prokuroria e Elbasanit kërkon të thirret Gazmend Bardhi

AKTUALITET


Në seancën e sotmë të Arbër Paplekajt, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar të thirret edhe Gazmend Bardhi. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazmend Bardhi. Trupi gjykues është tërhequr për vendim. Ende nuk dihet se përse Bardhi është kërkuar të thirret nga trupi gjykues.

Kujtojmë se Arbër Paplekaj akuzohet nga togat e zeza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese.” Në seancën e shkuar u pyetën 4 dëshmitarë pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës. Në total në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit janë parashikuar të pyeten 59 persona.


Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për ‘vrasje me dashje në rrethana cilësuese’. Sipas Kodit Penal, Paplekaj rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla, Albert Nushi dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ akuzohen për shpërdorim detyre.




Skip to toolbar