Seanca për dosjen “Partizani”/ Avokati Kara: Luftë ‘dhëmb për dhëmb’ për prova

Më të fundit


Avokati Romeo Kara, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, komentoi zhvillimet më të fundit në proceset gjyqësore ndaj Sali Berishës. Sipas Karës, kjo nuk është thjesht një çështje individuale apo politike, por një sfidë ndaj vetë konceptit të ngritjes së shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ai shtoi se në të kaluarën, qeveritë kanë funksionuar shpesh si organizata kriminale të padiskutueshme, dhe se përgjegjësia ligjore duhet të shtrihet tek të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vendimmarrje, duke përfshirë edhe ata që kanë votuar ligje apo vendime të dyshimta.

Kara vuri në dukje se bashkëpunimet brenda sistemit kanë qenë të qarta dhe se hetimet duhet të shkojnë përtej individëve të izoluar.
“Pra në të gjitha anët që ta shohim, ky diskurs që ne do të përballemi nesër dhe unë e shikoj që do të shkojë gjatë. Do të shkojë lufta dhëmb për dhëmb për prova. Do të jemi në këtë diskurs, që ata do të jenë me idenë se është një luftë politike, dhe për mua është sfida e ngritjes së idesë së shtetit. Ky nuk është një gjyq ndaj një personi apo force politike, është ndaj ngritjes së shtetit aso kohe. Zotëria mund të shkojë tek organizatat kriminale shumë thjesht sepse fatkeqësisht qeveritë tona kanë funksionuar si organizata të padiskutueshme kriminale. Të gjithë ata që kanë votuar vendimin apo edhe ligjin duhet që të shkojnë në prokurori. Këtu ka bashkëpunime të qarta”, tha avokati.



Skip to toolbar