Sekuestrohen mbi 100 kg marihuanë në Kosovë

KOSOVA


Policia e Kosovës (PK) njoftoi se të dielën mbrëma se ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të PK-së, një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve i janë gjetur 101 paketime të plastikës me marihuanë.


“Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon, një GPS, disk diagrami i tahografit, kamioni, 95 euro dhe 2.500 dinarë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, i lindur në vitin 1991, është ndaluar për 48 orë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0vqC2HPGKuTEnwxEngvxF9PmY3SL6JyGDDohvhEBFvbxAwYmPXZVjBw6VmKAtvzdVl&show_text=true&width=500

Policia thotë se “mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike”.




Skip to toolbar