Sekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë, kaluan nga Porti i Durrësit

AKTUALITET



Sekuestrohen rreth 400 kg kokainë në Kosovë. Një super operacion është kryer në bashkëpunim mes forcave italiane dhe shqiptare.

Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton.


Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve. Kamioni i kuq me targë 01 263 OD me këtë sasi kokaine ka kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës.

Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane. Ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.

Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.