Sekuestro arsenalit me kapsolla, ndjekje penale dy shitësve

AKTUALITET


Dy pronarë dyqanesh janë vënë në procedim penal nga policia pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan mbi 7 mijë kapsolla. Dy pronarët e dyqaneve janë kapur në qytetin e Bulqizës, ndërkohë që policia vijon prej kohësh kontrollet për ndalimin e tregtimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike që janë të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Si rezultat i kontrolleve, në Bulqizë, në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla dhe konkretisht në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.


Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.




Skip to toolbar