Senatorët amerikanë takim me Ramën, Begajn dhe Bardhin: SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

AKTUALITET


Dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters kanë zhvilluar ditën e sotme një vizitës zyrtare në Tiranë, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe deputetin Gazment Bardhi si përfaqësues të opozitës.

Gjithashtu, ata kanë zhvilluar takim dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri, si dhe kanë vizituar edhe kalanë e historike të Prezës.


Në lidhje me vizitën e tyre ka ardhur një reagim dhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ku thekson se vizita e tyra ka patur në fokus forcimin me marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Ajo citon dhe fjalët e seantorit Chris Murphy, i cili ka deklaruar se “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Siç tha senatori Murphy, “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.about:blank

Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.




Skip to toolbar