Sera me kanabis në Lezhë, ndalohet vëllai i deputetit. Kunati i tij dhe bashkëpunëtori kapen në flagrancë

AKTUALITET


Një operacion anti-drogë i Policisë së Lezhës dhe Forcës Operacionale ka vënë në pranga 3 persona pas zbulimit të një sere me kanabis në pyjet e fshatit Kashnjet, ku mes të ndaluarve është edhe vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca, Armando Ndreca.

Bashkë me Armando Ndrecën është arrestuar edhe kunati i tij si dhe një person i tretë.


Policia thotë se kunati i Armando Ndrecës dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në flagrancë brenda stanit me kanabis. Kurse vëllai i deputetit u ndalua pas hetimeve pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

kanabisi u gjet në një stan të përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga ky ambient, policia ka sekuestruar 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike kanabis, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Foto: Deputeti i PS, Eduard Ndreca

NJOFTIMI I POLICISË SË LEZHËS:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar