“S’është e pamoralshme”, Bardhi : Akt i vonuar, PD do të votojë pro

Më të fundit


Gazment Bardhi u shpreh se grupi parlamentar i PD-së do të votojë pro projekligjin për rritjen e pagave. Nga Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar tha se ky është një vendim i vonuar edhe i pastudiuar.

“Foli për votë por dhe kundër, për moral e me rradhë. Nuk ka asnjë të pamoralshme as të risësh rrogat e administratës, rrogat e deputetëve dhe të ministrave. E pamoralshme është të vjedhësh me tendera, të jesh i korruptuar, të drekosh e darkosh me kriminelë siç bën ti nga mëngjesi deri në darkë.


Nuk ka asnjë dyshim që vota e grupit parlamentar për këtë projektligj do të jetë pro sepse jetesa për punonjësit e administratës publike është vështirësuar. Për fat të keq ky vendim është i vonuar dhe i pastudiuar. Janë larguar burra dhe gra të të gjithë shtresave dhe të gjithë moshave.

42 mijë shqiptarë u larguan pas zgjedhjeve të 2021-shit. Pse është vonë? Sepse në 10 vjet kjo qeveri refuzoi të bënte një rritje reale pagash. Ju si mazhorancë keni refuzuar çdo propozim të PD-së për rritje pagash. Para kishit, por jo për të rritur mirëqenien e shqiptarëve. Sot akoma nuk e dimë se cili është burimi i këtyre të ardhurave.

Zbuluam se kemi një qeveri i përdor taksapaguesit shqiptarë për fushatë elektorale. Rritja e pagave nuk mbahet kurrë sekret. Sot Rama të thotë se ku do të gjendet paratë për rritjen e pagave. Ne vazhdojmë të blejmë me çmime shumë të larta. Mashtrim gjigant i Ramës që një rritje e tillë ndodh për herë të parë në Shqipëri.

PD do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse ky akt është i vonuar dhe i pastudiuar.”, tha Bardhi.




Skip to toolbar