Ministria e Brendshme në bashkëpinim me Policinë Rrugore, kanë nisur një plan masash për të forcuar kapacitetet për sa I përket sigururisë në të gjithë akset e vendit, sidomos në periudhën e zhvillimit të infrastructures apo gjatë sezonit turistik.
Teksa tha se së shpejti pritet hapja e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, Ministri Hoxha, theksoi se siguria në rrugë është një elementët kyç për qarkullimin e lire.
“Rrugët që janë në zhvillim kërkojnë një siguri rrugore të shtuar dhe më shumë vëmendje nga Policia Rrugore”.
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se është rritur monitorimi veçanërisht në njollat e zeza pasi rreth 70% e ngjarjeve rrugore ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
“Kemi identifikuar akset problematike dhe shkeljet më të zakonshme, si shpejtësia, përdorimi i telefonit dhe parakalimi i gabuar. Po ashtu, Policia Rrugore ka një flotë pajisjesh, të cilat monitorojnë çdo strukturë vendore dhe çdo vit shtohen në buxhet për të forcuar këto kapacitete”, shtoi ai.
Po ashtu, Policia Rrugore është përgatitur për të menaxhuar ngjarje të rëndësishme si “Giro d’Italia”, ku qindra çiklistë do të garojnë në territorin shqiptar, dhe Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në maj.