Sezoni turistik, Rama: Durrësi pret vizitorët më i pastër dhe më i gjelbëruar

AKTUALITET


Në nisje të sezonit turistik, qyteti i Durrësit po i pret vizitorët më i pastër dhe më i gjelbëruar.

Në kuadër të Vitit të Pyjeve në shumë lagje të qytetit janë mbjellë pemë të reja, ndërsa janë shtuar hapësirat e gjelbra.


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e punonjësve të bashkisë për mbjelljen e pemëve.

Bashkia e Durrësit në fokus të punës së saj ka edhe mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.

Së fundmi, në disa zona të qytetit bregdetar ka filluar mbjellja e 250 pemëve. Pemët që po mbillen janë të llojeve kumbull e kuqe, lirodendro, acer dhe rrap dhe fillimisht po mbillen në lulishten e Lagjes 17, e më pas mbjellja e tyre do të vijojë në shëtitoren “Taulantia”, “Ekopark” dhe rrugë të ndryshme në qytet.

Bashkia e Durrësit do të vazhdojë punën për mbjelljen e shumë pemëve të tjera dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.




Skip to toolbar