Sfida me Kroacinë/ Sylvinho: Luajmë me ekipet më të mira, me Kroacinë mund të fitojmë

AKTUALITET


Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencë për mediat në prag të sfidës me Kroacinë, tha se për kuqezinjtë është një eksperiencë e madhe të luajnë përballë ekipeve me kaq emër si Itali, Spanja dhe Kroacia.

Ai theksoi se Shqipëria do të jetë në fushë dhe do bëjë gjithçka për t’ia dalë, pavarësisht se cili ekipi është kundërshtar. Ai theksoi se me Kroacinë mund të fitojmë.

“Luajmë me ekipet më të mira, mësojmë nga këto ndeshej, do bëjmë më të mirën që mundemi, është gëzim që të luajmë kundër ekipeve, që kanë lojtarë të nivelit të lartë teknik dhe është e mrekullueshme që të luajmë më këto skuadra. Nuk do heq dorë as në kohën shtesë, kjo është ajo çfarë do bëjmë. Ne e kemi respektuar Italinë dhe e kemi qenë në lojë deri në fund. Ndoshta nesër do të fitojmë, kushedi, por do jemi aty për të luajtur”, tha ai.



Skip to toolbar