Artur Cobani i ftuar në ‘Real Story’ komentoi ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë, sfidë që përfundoi në barazim pa gola mes dy ekipeve futbollistike.
Çobani tha se Manaj nuk ishte në gjendje për të goditur penalltinë, madje me ekipin e tij kishte humbur penalltinë.
“Ne kishim katër futbollist për penallti. E kishte caktuar dhe është gabimi i tij. Manaj nuk ishte në gjendje për të goditur penallti, ishte me temperaturë. Ishte penallti në një ndeshje me ngarkesë të madhe.Manaj kishte humbur penallti me ekipin e tij, është në probleme me skuadrën. Sylvinho mediokri më i madh që caktoi atë. Asllani shënoi dy penallti me Interin. Portieri serb luan me Strasburgun.“