Edi Rama sonte në ‘Real Story’! Në pjesën e dytë Alibeaj mbi betejën për një PD ‘post Berisha’

Më të fundit


Fushata elektorale po i afrohet fundit të javës së saj të tretë. Padyshim është një fushatë elektorale jo e zakontë për shkak edhe të faktorëve dhe aktorëve politikë që luajnë në të. Këtë të enjte në ‘Real Story’ do të jenë 2 kryetarët e 2 partive politike në vend, sigurisht me situata krejtësisht të kundërta.

Do të jetë i ftuari i parë i mbrëmjes Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste, e cila tashmë ka kaluar 10 vite në pushtet ndërkohë që në pushtetin lokal ka një pozitë të konsoliduar gjithashtu prej së paku 10 vitesh. Por cilat janë sfidat me të cilat po përballet mazhoranca në këto zgjedhje, edhe kur duket se përballë saj nuk ka konkurrencë të mirëfiltë, që t’i rrezikojë asaj pushtetin. Për të gjitha këto Rama do të jetë përballë gazetarit Sokol Balla dhe analistëve të tjerë.


Në pjesën e dytë të programit vjen ai që duhet të ishte rivali i tij i drejtpërdrejtë, Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD. Por që në fakt PD është përballë një sfide shumë të më vështirë dhe të komplikuar. Partia Demokratike, në një situatë si kurrë më parë, është sot e përçarë me një pjesë që i është bashkuar koalicionit të drejtuar nga Ilir Meta dhe pjesa tjetër përpiqet jo thjesht të mbijetojë por të kërkojë një identitet të ri pas Berisha. Dhe 14 Maji do të jetë testi i parë elektoral i Enkelejd Alibeajt dhe grupit të tij  në Partinë Demokratike.




Skip to toolbar