Shahini, mesazh mësuesve: Inspektime të befasishme në shkolla

AKTUALITET


Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Besa Shahini u është drejtuar mësuesve me një mesazh në video të postuar në facebook, përmes të cilit njofton se ministria do të bëjë inspektime të rastësishme në të gjitha shkollat e vendit për të parë nga afër përgatitjet që janë bërë.

“Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla të vendit do të zhvillohen inspektime të rastësishme në mënyrë që të sigurohemi se të gjithë mësuesit dhe infrastruktura në shkolla janë aty ku duhet për të nisur me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor.


Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e regjistrave dhe duhet të jemi gati për në 16 shtator”, është shprehur ministrja e Arsimit.

Në 16 shtator fillon mësimi në të gjitha shkollat e vendit për sistemit para universitar. Edhe këtë vit qeveria dhe ministria e Arsimit kanë shpërndarë falas tekstet mësimore për fëmijët e shkollave fillore dhe 9-vjeçare.

👉 Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 📌 #shkolla të vendit do të zhvillohen "inspektime të rastësishme" në mënyrë që të sigurohemi se të gjithë mësuesit dhe infrastruktura në shkolla janë aty ku duhet për të nisur me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor! ✅

Gepostet von Besa Shahini am Donnerstag, 5. September 2019



Skip to toolbar