Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald Trump dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 Nëntorit.
Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike.
Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja, për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënpresidentja demokrate në detyrë, Kamala Harris. /REL