SHBA evakuon ambasadat në Lindjen e Mesme: Izraeli është gati për të sulmuar Iranin

BOTA


Ajo që fillimisht u njoftua si “evakuim i rregullt” i ambasadës në Bagdad, ndërsa nata ra, u përhap në zyra të tjera diplomatike amerikane ku personeli “jo i domosdoshëm” mund të kthehej në shtëpi (Kuvajt  dhe Bahrain). Kjo derisa Pentagoni vendosi të lejonte familjarët e ushtarakëve që të largoheshin nga Lindja e Mesme, raporton Corriere della Sera.

Në rajon mbeten dyshime për demobilizimin e vendosur nga Shtëpia e Bardhë.

“Rreziqet e sigurisë janë rritur”, thonë disa burime për Reuters. Pa cilësuar se cilët janë dhe nga mund të vijnë, nëse analistët shohin drejt Iranit pas kërcënimeve të presidentit Donald Trump dhe deklaratës së tij të së mërkurës se “është gjithnjë e më i pasigurt se Teherani do të pranojë të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.”

Kjo u ndoq nga kundërpërgjigjja e ministrit iranian të Mbrojtjes, Aziz Nasirdeh. “Nëse negociatat dështojnë dhe ne sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në Lindjen e Mesme.”

Autoritetet britanike kanë dhënë alarmin pë anijet e mallrave që lundrojnë në detet dhe ngushticat përreth.

Në sfond dhe në plan të parë për izraelitët, janë diskutimeet mes Trump dhe Benjamin Netanyahu që gjatë telefonatës të së hënës që zgjati 40 minuta, u përpoq të bindte aleatin e tij mbi nevojën për të shkatërruar qendrat atomike që kërkojnë ajatollahët. Kështu, vëzhguesit vendas nuk  e përjashtojnë që tërheqja e urdhëruar nga Uashingtoni të lidhet me mundësinë që qeveria e Jeruzalemit t’u hapë rrugë bombardimeve. Bibi e kaloi ditën në sallën e parlamentit, ku kriza e brendshme në koalicionin e tij mund të ndërpresë 16 vitet në pushtet, nga të cilat vetëm 21 muaj në opozitë. Misioni diplomatik iranian në Kombet e Bashkuara rikthen tensionet në rrjetet sociale dhe akuzon Shtetet e Bashkuara se “nxisin destabilitetin, duke armatosur agresorët dhe duke lejuar krimet izraelite. Ata nuk kanë asnjë besueshmëri kur predikojnë paqen dhe mospërhapjen”.

Disa orë më pas, presidenti Masoud Pezeshkian deklaron: ”Ne nuk duam të prodhojmë armë bërthamore”. Ndërkohë, Agjencia Atomike e OKB-së paralajmëron se Teherani ”posedon mjaftueshëm uranium për të armatosur dhjetë pika bërthamore, por i duhet kohë për t’i realizuar.”

Netanyahu e konsideron ndalimin e programit nuklear iranain si mision ekzistencial. Si “ekzistenciale” e përshkruan edhe luftën në Gaza, të urdhëruar pas masakrave të kryera nga Hamasi më 7 tetor2023 në fshatrat dhe qytetet izraelite: ushtarët kanë gjetur dje trupat e dy pengjeve. Palestinezët e vrarë kanë arritur në 55 mijë dhe vazhdojnë të shfaqen pamje të pabesueshme, por është realiteti i dëshpërimit: në një qendër të shpërndarjes së ushqimit të menaxhuar nga një organizatë amerikane, turma grumbullohet mbi pengesat e rërës dhe pas portave derisa një sinjal i shtyn të vrapojnë nëpër pluhur me një qese të  bardhë plastike në dorë.

Sipas burimeve palestineze, rreth 60 persona janë vrarë pranë njërës prej pikave, kurse zëdhënësit e ushtrisë përgjigjen se ushtarët kanë qëlluar sepse janë ndier të kërcënuar.



Skip to toolbar