Presidenti i SHBA Donald Trump, po shqyrton hyrjen në luftë dhe bashkimin me sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai zhvilloi një takim të martën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare që zgjati gati 90 minuta. Këshilltarët e Trump janë të ndarë në mendime për këtë veprim , i cili sipas ekspertëve do ta “ndryshonte plotësisht” konfliktin.
Një objektiv i mundshëm për SHBA është objekti bërthamor Fordow i Iranit. Ai ndodhet thellë nën tokë dhe vetëm amerikanët kanë një bombë që, peshon rreth 15 ton dhe është aftë ta shkatërrojë atë
Teksa në nivel diplomatic tensionet janë të larta, Shtetet e Bashkuara kanë nisur të zhvendosin drejt Lindjes së Mesme arsenal ushtarak. Luftanija bërthamore Nimitz, është nisur nga Gjiri Persik drejt Lindjes së Mesme. Po ashtu ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë që Presidenti Donald Trump të vendosë t’i urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë, ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iran.
Irani ka vazhduar sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit. Gjatë natës, Teherani qëlloi një raketë hipersonike Fattah-1 drejt Tel Avivit.
Nga ana tjeter,Në ditën e gjashtë të konfliktit, ka pasur më shumë sulme izraelite ndaj Iranit. Shpërthime u dëgjuan në Teheran rreth agimit. Raportet thonë se sulmet ajrore izraelite goditën një strukturë kyçe të prodhimit të raketave dhe një akademi të lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare. Po ashtu ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet e prodhimit të centrifugave të uraniumit dhe fabrikat e armëve në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës.
Pas apelit te presidentit Trump nje dite me pare per teheranin, te cilit I kerkon dorezim pa kushte dhe kercenimit te liderin suprem te Iranit, se eshte nje objektiv I lehte dhe se ia dine vendndodhjen, Ajatollah Khamenei reagoi kete te merkure ne nje fjalim publik duke thene se Teherani nuk do te dorezohet. Lideri Suprem I Iranit tha se izraeli kishte bere gabim qe kishte sulmuar vendin e tij dhe u zotua per hakmarrje te ashper. Khamener refuzoi edhe thirrjen e Trumpit per dorezimin pa kushte te Iranit.