SHBA nuk “tradhton” Izraelin, Kirby: Tel-Avivi nuk e ka shkelur vijën e kuqe në Rafah

BOTA


Izraeli nuk ka kryer krime në Rafah dhe si rrjedhojë nuk e ka kaluar vijën e kuqe. Ky është reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, të cilat tregojnë edhe njëherë besnikërinë totale ndaj shtetit hebre. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby foli para mediave me një vendosmëri dhe qartësi tipike, e cila nuk lë mëdyshje për luhatjen e qëndrimit amerikan ndaj Izraelit, veçanërisht muajt e fundit si pasojë e sulmeve shfarosëse në Rripin e Gazës.

“Si rezultat i sulmeve izraelite në Rafah të dielën, nuk ka asnjë ndryshim të politikës amerikane ndaj Izraelit për atë se çfarë ndodhi. Izraeli do ta investigojë atë tragjedi. Ne po e ndjekim me shumë interes atë investigim dhe do të shikojmë se ku do të shkojmë nga kjo”, tha Johen Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë


Kirby u pyet gjithashtu për viktimat e fundit civile ku pjesa më e madhe ishin grad he fëmijë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i quajti pamjet të tmerrshme.

“Nuk duhet të ketë asnjë jetë të pafajshme të humbur si rezultat i këtij konflikti. Ne nuk mbështesim, nuk do të mbështesim një operacion të madh tokësor në Rafah. Por vija e kuqe nuk është shkelur akoma. Ne nuk e kemi parë këtë të ndodhë në këtë pikë. Ne nuk i kemi parë ata të përplasen në Rafah”.

Izraeli ka këmbëngulur shpeshherë e nuk do të jetë në gjendje të arrijë fitoren në luftën e tij shtatë-mujore kundër Hamasit pa marrë Rafahun dhe ka hedhur poshtë paralajmërimet për pasoja katastrofike humanitare. Udhëheqësit globalë kanë shprehur tmerrin për zjarrin në një “zonë humanitare” të caktuar në Rafah, ku familjet e çrrënjosura nga luftimet diku tjetër kishin kërkuar strehim.




Skip to toolbar