SHBA ofron paketë shtesë, Kievi: Kemi marrë vetëm 10% të premtimeve 

BOTA


NATO po thekson rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, në një nga momentet më kritike të luftës, kur po zhvillohet beteja vendimtare për Donbass.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes u paraqiti homologëve të tij të Aleancës Atlantike se cilat janë “nevojat urgjente” në fushatën ushtarake kundër Rusisë.


“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë shtesë të ndihmës për sigurinë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën. Paketa përfshin municione raketa MLRS, 18 artileri të tjera Howitzer, automjete taktike për tërheqjen e tyre dhe 36,000 fishekë municionesh”,  u shpreh Lloyd Austin sekretar amerikan i Mbrojtjes.

Paketa përfshin gjithashtu 650 milionë dollarë për të blerë dy sisteme shtesë të mbrojtjes bregdetare dhe mijëra radio të sigurta, pajisje për të parë gjatë  natës dhe pamje termike. Në një mesazh për Parlamentin çek, presidenti ukrainas ka insistuar në mesazhin e tij

“Ukraina duhet të marrë gjithçka për të fituar. Armët moderne dhe mjaft të fuqishme për të fituar një avantazh ndaj ushtrisë ruse. Mbështetje financiare – për të pasur burime kundër Rusisë, kursimet dhe të ardhurat janë ende shumë të rëndësishme – në 100 Ditët e kësaj lufte, që nga 24 shkurti. Rusia tashmë ka fituar 93 miliardë euro vetëm nga shitja e energjisë”, u shpreh Zelenzky.

Ukraina këmbëngul se ka marrë vetëm 10% të premtimeve dhe bën thiirje urgjente se ndihma duhet sa më shpejt të jetë e mundur.




Skip to toolbar