Shënohet viktima e parë nga i ftohti, vdes 52-vjeçari në Maliq

AKTUALITET


Temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vend.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar në Maliq, i cili mësohet se ishte një endacak që kishte gjetur strehë në një godinë të braktisur.


Trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku. Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.




Skip to toolbar